Federalizimi i Maqedonisë?!

0

Nga Fërgim Demiri/

Mbase bisedimet rreth ndrshimit të emrit të shtetit që ishte si kusht për fillimin e bisedimeve për në UE dhe në NATO, disa nga shoqatat joqeveritare dhe qytetare të Shqiptarve të Maqedonisë propozojnë që Maqedonia, në vend të merret me kotsirat diplomatike, dhe humbjen e kohës nëpër lavirintet e institucioneve ndërkombëtare, ti përvesh duart dhe ta rikonceptoi sistemimin e shtetit në një tip të një federate, dhe me këte të mbarojnë golgotat që ia inponon Bashkësija Ndërkombëtare dhe Greqija si penguesi fqij i proqeseve në Ballkan.

Propozimi i emrave, si Gorna Makedonia, Dolna Makedonia, ose Vardarska Makedonia, nuk na përgjigjen neve Shqiptarve, pohojnë nga shoqata KONGRESI I BASHKIMIT nga Manastiri, sepse pas ketyre floskulave dinake të diplomacisë joproduktive, edhe të faktorit ndërkombëtarë, edhe të vet fqiut, Greqisë, çojnë ujin nga Mullinjt e huaj, si p.sh. me propozimin, Maqedonia e Vardarit, që asocionon në Vardarska Banovina, lidhshmëri sekrete mes Greqisë dhe Serbisë.

Në lidhje me emrin Republika Federale e Maqedonisë, janë prononcuar dhe qarqet Evropjanë, sidomos politika e Suedisë, Zvicrrës, Belgjikës , Holandës, por dhe Bavarezët, dhe shum vende të tjera, duke e njohur problemin e brënshëm në Maqedoni.

Situata e brëndshme shoqërore dhe ekonomike, është në gjendje kaotike, janë vjedh mbi 54 miljarda evro, dhe skthehen dot më ato në arkën e shtetit, kurse barrën me te madhe të kësaj krize e bartin Shqiptarët si banorë të këti shteti, që nuk egziston si sistem më , thonë nga shoqata Kongresi i Bashkimit.

Nuk ështe në pyetje veç ligji i gjuhës, por këtu çalojnë dhe sverat tjera të funksionimit, dhe për këto vite sa egziston si shtet i pavarur nga ish Jugoslavija, Shqiptarët skan patur asgjë të veçantë në dorë nga barazija pushtetutare, asnjë post me rrelevancë, që do të thotë se nuk ka patur gadishmëri për bashkëjetesë nga pala Maqedonase.

Edhe në këto momente, edhe pse u ndryshua pushteti, Shqiptarët mbetën të mashtruar vetëm, dhe asgjë ska lëvizur nga vëndi.

Ata të shoqatës thonë se do tu kyçen lëvizjeve produktive që do dëshirojnë që Maqedonia të egzistojë, por e federalizuar, dhe secili ta ket portofolin e vet, dhe me një marrveshtje civilizuse, të zgjidhet egzistimi i shtetit, që të mos lejohet që fqinjët të lozin me qytetarët e këti vendi si të duan ata.

Shqiptarët, mjaft kan kontribuar që Maqedonia të bëheshte një shtet me aspekt socialo-qytetarë, por forcat kuislinge të Sllavomaqedonasve nuk duan barazi. Dëshirojnë pushtetari kriminale dhe robëruese ndaj të tjerve në kët vend.

Nëse nuk do të zgjidhet kjo çështje që Maqedonia të federalizohet, thon ata, ka gjasa që të futet në kolaps dhe të mos egzistojë si shtet më.