ILIRIA NEWS AGENCY: Ndalohen 10 kosovarë në kufirin Gjermani - Austri Ndalohen 10 kosovarë në kufirin Gjermani - Austri ================================================================================ naser pajaziti on 08/03/2012 10:44:00 Dhjetë shqiptarë nga Kosova janë arrestuar nga policia kufitare gjermane në zonën kufitare midis Austrisë dhe Gjermanisë. Shtetasit e Kosovës u arrestuan në afërsi të Rosenheim, derisa po tentonin të hynin dhe qëndronin ilegalisht në Gjermani. Policia gjermane theksoi se njëri nga të ndaluarit posedonte një makinë luksoze me targa gjermane dhe se ai patrullës policore i kishte thënë në gjuhën e rrjedhshme gjermane se kishte harruar dokumentacionin në shtëpi, për t`iu shmangur kontrolleve të detajuara. Por, policia insistoi të kontrollonte ate, me c`rast më pas ka zbuluar se bëhet fjalë për shtetas kosovar me qëndrim në Gjermani. Në mesin e të ndaluarëve nga shtetasit e Kosovës u gjetën edhe pasaporta serbe të falsifikuara. (A.Martini/INA)