ILIRIA NEWS AGENCY: Tetovë, 31 vendime pune për arsimtarët e shkollave të mesme Tetovë, 31 vendime pune për arsimtarët e shkollave të mesme ================================================================================ naser pajaziti on 22/05/2012 14:51:00 Në mënyrë solemne të martën janë ndarë edhe 31 Vendime pune për profesorë të shkollave të mesme të Tetovës. Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz Halimi, tha se ndarja e vendimeve të punës për 31 arsimtarë të shkollave të mesme do të jetë edhe një arsye e fortë që arsimtarët të vazhdojnë me përkushtim punën e tyre për arsimimin e gjeneratave. “Ne si komunë japim përkrahjen tonë të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në shkollat tona në mënyrë që të ritet edhe cilësia e arsimit. Do të punojmë edhe më tej që të shtojmë investimet në shkollat fillore dhe të mesme dhe të motivojmë arsimtarët. Nxënësit e këtyre shkollave janë ardhmëria e qytetit tonë, prandaj një arsimim cilësorë do të thotë një ardhmëri më e mirë për ne”, tha Halimi. Ai porositi arsimtarët të përpiqen sa më shumë të arsimojnë profesionalisht nxënësit të cilët në të ardhmen do të jenë ambasadorët e qytetit tonë. Ndryshe, ky është cikli i tretë i ndarjes së vendimeve për profesorë të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës, ndërsa në dy ciklet e para janë ndarë gjithsej 131 vendime pune. (INA)