ILIRIA NEWS AGENCY: Grabitje në Strugë, pëson 56 vjeçari Grabitje në Strugë, pëson 56 vjeçari ================================================================================ naser pajaziti on 30/06/2012 15:36:00 Siç bëhet e ditur, tre persona tani për tani të panjohur për viktimën dhe organet e policisë, mbrëmë rreth orës 21.30, kanë sulmuar dhe grabitur një person 56 vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, në rrugën “Karaorman” në Strugë. Sipas burimeve të policisë, në bazë të pohimeve dhe njoftimeve të viktimës, personat e panjohur e kanë ndaluar në pritë viktimën duke e penguar në rrugë, i kanë hedhë gaz lotsjellës në sy për ta mjegulluar dhe pamundësuar pamjen dhe shikimin e tij, dhunshëm e kanë zbritur nga biçikleta, ia kanë zhveshë jelekun ku kishte 100 mijë denarë dhe dokumentet personale, bashkë me dy telefona celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur me veturë. Organet policore nga Stacioni i policisë në Strugë, kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit, kapjen e grabitësve dhe nxjerrjen e tyre para organeve të drejtësisë. (M.L/INA)