ILIRIA NEWS AGENCY: Familja nga Struga aksident në Greqi, 4 të vdekur dhe 5 të lënduar Familja nga Struga aksident në Greqi, 4 të vdekur dhe 5 të lënduar ================================================================================ naser pajaziti on 15/07/2012 22:20:00 Një familje 9 anëtarëshe shqiptare nga Struga ka pësuar një aksident fatal komunikacioni të dielën pasdite në afërsi të qytetit Kavalla të Greqisë, duke ngelur katër të vdekur dhe pesë të lënduar rëndë. Siç mëson agjencia e lajmeve INA bëhet fjalë për familjen e Burhan Xhemos nga Struga, e cila me një furgon po kthehej nga Turqia, përmes territorit grek. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 18.00 në dalje të qytetit Kavalla në Greqi, kur furgoni ka pësuar aksidentin duke u përplasur me një mjet tjetër transportues. Katër veta kanë humbur jetën në vendin e aksidentin, ndërsa pesë të tjerë me lëndime të rënda janë dërguar në Spitalin e Kavallas. MPB nuk ka dhënë hollësi mbi aksidentin, duke informuar se nesër do të jap detaje plotësuese. Nga ana tjetër, për aksidentin autoritetet greke menjëherë kanë informuar Konsullatën e Maqedonisë në Athinë. Familja Xhemo kishte udhëtuar në Turqi tek të afërmit e tyre për një dasëm dhe se ata pas përfundimit të kësaj ceremonie sot ishin nisur për në Strugë. (M.Latifi/INA)