ILIRIA NEWS AGENCY: Të liruarit nga Burgu Beogradit arrijnë në shtëpi Të liruarit nga Burgu Beogradit arrijnë në shtëpi ================================================================================ naser pajaziti on 30/05/2012 09:45:00 Me këtë rast gjatë vizitës në familjet e të burgosurve pas kthimi të tyre në familje, kryetari i Lëvizjes për Progresit Demokratik Jonuz Musliu deklaroi se mirëpret lirimin e djemve të arrestuar, që ishte skenarë i qartë i montuar serbe. “Ne kemi bërë një luftë çlirimtare, kemi bërë luftë më uniform e nuk kemi kryer dhunë dhe terror ndaj civilëve”, theksoi Musliu, i njohur si ish-shefi politik i UÇPMB-së. Ai falënderoi faktorin ndërkombëtar që dha një kontribut për lirimin e të rinjve shqiptarë të cilët janë të pafajshëm. Ndërkohë në fshatin Breznicë banorët e këtij fshati kishin dalur në pritje të bashkëfshatarit të liruar Sevdail Emurllahut. (Rijad Demiri/INA)