ILIRIA NEWS AGENCY: Rama: Berishës i dhimbset vjedhja e zgjedhjeve Rama: Berishës i dhimbset vjedhja e zgjedhjeve ================================================================================ naser pajaziti on 27/02/2012 18:23:00 Sipas Ramës, Berisha sulmon PS-në, sepse s’ka çfarë tregon për papunësinë e korrupsionin deri në thonj. “Zgjedhjet e ardhshme do jenë nisja për një Rilindje Shqiptare!”- shkruan Rama në profilin e tij në Twitter. Rama garanton se është PS-ja që do vendosë barazinë para ligjit dhe do ta bëjë shtetin të drejtë me të gjithë. Sipas tij, “Shqipëria e meriton këtë pas 100 vjetësh pavarësi!”. Ai ka theksuar se kryeministrit nuk i dhimbsen komisionerët, përkundrazi, shqetësohet vetëm për mekanizmin e vjedhjes së zgjedhjeve, që sipas Ramës e ka merak. (INA)