ILIRIA NEWS AGENCY: Fushë-Krujë, një i vdekur dhe dy të plagosur në aksident Fushë-Krujë, një i vdekur dhe dy të plagosur në aksident ================================================================================ naser pajaziti on 13/05/2012 09:03:00 Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e parë të ditës së sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se nga përplasja e një një fuoristrade tip ‘Toyota’ me një trajler, ka mbetur i vdekur drejtuesi i fuoristradës, si dhe janë plagosur dy persona të tjerë, informon Balkanweb. Viktimë ka mbetur shtetasi Ervin Gjika, 21 vjeç, i cili drejtonte fuoristradën, ndërsa identiteti i të plagosurve që udhëtonin bashkë me të nuk bëhet i ditur. Ata janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak, ku dhe po marrin ndihmën e parë. Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia me të cilën lëviznin mjetet. Mësohet gjithashtu se, polica ka bërë shoqërimin e drejtuesit të trajnerit. (INA)