Fëmijët shqiptarë mbështesin sulmet e Turqisë në Siri (VIDEO)

0

Disa shqiptarë nga qytete të ndryshme të vendit tonë kanë shprehur mbështetjen e tyre për sulmet që po bën ushtria turke në Siri.

Video po qarkullon në internet që nga mbrëmja e djeshme, ku në të duken persona të ndryshëm, duke përfshirë edhe një çift të moshuar të cilët mbështesin ushtrinë turke.

Video hapet me monumentin e “Shqiponjës” që ndodhet te sheshi në hyrje të Tiranës, ndërsa në fund mbyllet me një fëmijë që bën simbolin e shqiponjës me duar, duke thënë: ‘Shqiponjat e vogla janë me ju”.

Video është e paprecedentë, sidomos për përdorimin e fëmijëve për të mbështetur një luftë, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët e realizimit të kësaj video.