Ferrari më i fuqishëm ndonjëherë del në shitje, ky është çmimi

0

I bërë për nder të shefit të shtëpisë së dizajnit Pininfarina dhe djalit të krijuesit i cili ka vdekur në 2012-ën, Ferrari Sergio është një super veturë e edicionit të limituar.

Ferrari Sergio janë prodhuar vetëm 6 të tilla, ndërsa njëra prej tyre do të dal në shitje me vetëm 200km të kaluara ndërsa çmimin që synohet për të është 3.4 milionë euro, transmeton koha.net.

Sergio është i bazuar në 458 Spider por që ka përdorur një version të përditësuar të motorin 4.5 litërsh V8 nga 458 Special, i cili ka 597 kuaj fuqi.

Si rezultat i kësaj, ky është Ferrari më i fuqishëm V8 që është prodhuar ndonjëherë.