Fillon Festivali i 11-të teatror ndërkombëtar “Skupi”

Me shfaqen “Shtëpia e Bernarda Albas” nga Frederiko Garsia Lorka në interpretim të Teatrit “Andon Çajupi” nga Korça, në Suli Han, sonte fillon Festivali i 11-të teatror ndërkombëtar “Skupi”.

Edicioni i sivjemë i festivalit që do të zgjat deri më 18 tetor, është nën moton “Për frymë të shëndoshë”, ndërsa të gjitha shfaqet, përveç asaj së sontme, do të jenë në kinema “Frosina” në Qendrën Kulturore Rinore (QKR).

Përveç ga Shqipëria, në festvalin “Skupi” do të marirn pjesë edhe teatro nga Kosova, Rusia Izraeli, Serbia, Irani dhe Bullgaria.

Programi vazhdon nesër me shfaqen “Bisha” e teatrit “U Mosta” nga Permi, Rusi, ndërsa pasnesër është drama “Martiri” në realizim të Teatrit të qytetit nga Gjakova.
Të dielën shfaqe do të realizojë Teatri nga Beogradi, ndërsa më 17 tetor ai nga Teherani.

Festivali përfundon me shfaqen bullgare “Shërbëtoret” e Teatrit kombëtar “Ivan Vazov” nga Sofja. /MRT/

Comments

comments