Filmi “Amaneti” në kujtim të Komandant Zogut (Video)

Filmi “Amaneti” në kujtim të Komandant Zogut (Video)

”Si e kemi ndje ashtu e kemi luajtur, nuk kemi aktru kemi luajtur siç na e ka ndjerë shpirti”, ka deklaruar Lule Samiu, bashkëshortja e komandant Zogut.

Në Amfiteatrin e Arteve në Tetovë, ku u mbajt ky manifestim, shumë pjesëmarrës ishin të interesuar për të mësuar më shumë për jetën e komandantit. E, për këtë, skenaristi Rami Kamberi tha se u është mirënjohës për përkushtimin e tyre ndaj dëshmorëve të UÇK-së.

“Nderi më i madh është se ata kanë vetëdije dhe dinë të i nderojnë dëshmorët, sepse kontributi i tyre bëri që ne lirshëm mund të flasim dhe të bëjmë artin në nivel e duhur”, ëhstë shprehur Rami Kamberi, skenarist.

Rrahim Samiu i njohur si komandant Zogu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ndërroi jetë më 17 Maj të vitit 2011 në Tetovë.

Hava Tahiri /SHENJA/