Filmi horror shqiptar “Bloodlands” fiton tre çmime në Festivalin e Filmit Horror në Sidnej të Australisë (Video)

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Horror në Sidnej të Australisë , filmi i parë shqiptar i zhanrit horror është shpërblyer me tre çmimet më të rëndësishme të festivalit, shkruan KultPlus.

Ky projekt filmik që është realizuar nga produksioni australian “Kastlefilms” e me regji të Steven Kastrissios, është vlerësuar me çmimet: regjia më e mirë, filmi më i mirë autsralian, dhe filmi më i mirë ndërkombëtar.

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj.

Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.

Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Suela Bako, Ilire Vinca, Gëzim Rudi, Emiljano Palali, Alesia Xhemalaj, dhe ky film është prodhim australiano- shqiptarë. Ky film nga 7 dhjetori do të shfaqet në Kinemanë ABC, në terminin e rregullt prej prës 22:00. /Zhurnal/

Bloodlands

#Bloodlands, vjen për t'u shfaqur për publikun në Kino ABC me 07.12.217, çdo ditë në 22:00.#Bloodlands – Filmi i parë shqiptar (titra anglisht) i zhanrit horror, projekt filmik i realizuar nga produksioni australian “Kastlefilms” me regji të Steven Kastrissios. Rolet: #SuelaBako #IlireVinca #GëzimRudi #EmiljanoPalali #Alessia Xhemalaj#Bloodlands – Fitues i 4 Cmimeve Ndërkombëtare.

Posted by Kino ABC on Wednesday, November 29, 2017

Comments

comments