Fjalia e paharrueshme e Arbër Xhaferit: Jetoj me idenë për ndryshimin e Kushtetutës!

Maqedonia e cila në kohërat turbulente të shpërbërjes së përgjakshme të RSFJ-së pavarësinë evetë më vitin 1991 e arriti pa asnjë plumb të shkrepur, çmimin e mungesës së sensit për nevojat e një pjese të qytetarëve të saj e pagoi me jetë njerëzish në vitin 2001. Çështja kryesore ishte – pse ndodhi konflikt i armatosur? Thuajse të gjithë “harruan” se deklarata më e cituar e fundvitit 2000 ishte ajo e liderit të atëhershëm të PDSH-së, Arben Xhaferi: “Bie, zgjohem dhe jetoj me idenë për ndryshimin e Kushtetutës”, që ishte vetëm një nga përkujtuesit për pakënaqësinë e shqiptarëve të Maqedonisë nga korpusi i të drejtave të tyre.

Sot, ai mësim i mësuar me vonesë nga viti 2001, sërish është në provim përmes ligjit për përdorimin e ligjeve. Propozim ligji për nga ana e opozitës shfrytëzohet për politizim dhe frikësim të qytetarëve se përdorimi i zgjeruar i gjuhës shqipe është në dëm të gjuhës maqedonase. Ringjallen halabakët e së kaluarës, përrallat për rrezik nga ringjallja e shteteve të mëdha. Hedhet pëlhurë e kuqe në koridën politike maqedonase, bëhen loja për sensibilizim zgjedhor të maqedonasve etnikë kundër propozim ligjit, lëkunden bazamentet e raporteve ndëretnike të ndërtuar një kohë të gjatë dhe me shumë mund. Praktikat e tilla nuk çdojnë drejt zgjidhjes së nevojave, por drejt eskalimit të problemeve.

 

(Fragment nga kolumna e gazetares Katerina Bllazhevska me titull “Katalonia dhe mësimet që mund t’i merr Maqedonia”. Kolumnën e plotë në gjuhën maqedonase mund ta lexoni te ky Link.)

Comments

comments