Flamuri turk mbi hidrocentral, deputeti i PS-së reagon ashpër: Provokim i shëmtuar

0

Gjatë ditës së djeshme u bë me dije se prokuroria ka nisur procedim penal për më shumë se 60 persona, pasi shkatërruan flamurin turk të vendosur në digën e një hidrocentrali në Qafë Mollës të Mirditës.

Lidhur me këtë vendim dhe me sjelljen e policia, ka reaguar ashpër deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, i cili përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, i ka bërë thirrje prokurorisë dhe policisë që të mos marrin hapa ligjor për të ndëshkuar banorët.

Për Ndreun, vendosja e flamurit nga ana e kompanisë turke, që po kryen punimet të këtij hidrocentrali, ishte një akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm.

Statusi i plotë:

Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal per mozaikun e flamurit turk ne Qaf Molle Mirdite, por per disa djem e burra qe me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke. Ai flamur ishte nje provokacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik.

Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te Ndertimit pa Leje, keshtu qe duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare ! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu ! Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere ceshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket ! Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal ! Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj.

 

Komentet

komentet