Grubi rreth porosisë së Pence: Për ne, dielli lind në perendim

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka përshëndetur vizitën e Zëvendës Presidentit të SHBA, Mike Pence, në Podgoricë ku ka takuar liderët e vendeve Ballksnike në kyadër të samitit të Adriatikut.

Grubi, në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht ka theksuar mbështetjen e shqiptarëve për perendimin duke thënë që për ne nuk mund të ketë asnjë dyshim dhe asnjë alternativë thetër, përveç integrimit në NATO dhe në BE.

 

Duke komentuar porosinë e sotme të Mike Pence drejtuar vendeve ballkanike që ta shohin të ardhmën e tyre në perendim, Grubi përsërit moton rilindase: Për ne shqiptarët, dielli lind në perendim.

Comments

comments