FOTO/ ‘Godet’ Enca: Kush tha që s’jam nuse për shtëpi? (FOTO)

FOTO/ ‘Godet’ Enca: Kush tha që s’jam nuse për shtëpi? (FOTO)

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia vazhdon të jetë një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ndonëse në të shumtën e rasteve publikon fotografi provokuese, shpesh ndodh të publikojë diçka edhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet në shtëpinë e saj teksa përgatit një kafe turke.

Në mbishkrimin e këtij imazhi Enca ka shkruar: “Kush tha që s’jam nuse për shtëpi?”.

Me këtë gjë, ajo u ka bërë të ditur të gjithë meshkujve të interesuar, se ajo di të jetë edhe një punëtore e mirë në punët e shtëpisë.

Përndryshe, projekti i fundit i këngëtares mbetet “Love on my body”, këngë e cila është pritur mirë nga publiku dhe ka arritur mbi pesë milionë klikime në Youtube.

Image