Fotografia me gazetarin e agjencisë INA pushton Zagrebin

Në ekspozitën e fotografive në parkun e mirëjohur të Zagrebit “Zrinjevac”, janë ekspozuar fotografi të përzgjedhura nga aktivitetet dhe ngjarjet që janë zhvilluar gjatë periudhës së kaluar në Zagreb.

Ndër fotografitë e ekspozuara, në krye të këaj ekspozite janë ekspozuar fotografitë nga promovimi i librit të autorit, Nijazi Muhamedi, “Maqedonia Shqiptare” që u promovua në Qendrën informative të kulturës në Zagreb të Kroacisë, në kuadër të “Javës së kulturës  shqiptare në Zagreb.

Fotografia kryesore e kësaj ekspozitë është pikërisht, aktiviteti i promovimit të librit në fjalë, ku i pranishëm në panel ka qenë edhe gazetari i Agjencisë së lajmeve INA, Mehmet Latifi.

Kjo fotografi gjithashtu është shfaqur edhe në disa bilborde në qytetin e Zagrebit.  (INA)

Comments

comments