Frajeri i Zvicrës i bie shkurt rrugës, habiten tetovarët (FOTO)

Një frajer me veturë të Zvicrës ka kaluar rrugën shkurt duke i plasur durimi në kolonë. Siç shihet në fotografi ai ka kaluar korsinë gjelbëruese duke mos shkuar deri te rreth rrotullimi pasi s’ka pasur durim.

Pas këtij gjesti të turpshëm kanë reaguar shumë qytetarë në rrjetet sociale duke ia treguar kulturën “frajerit” se në Zvicër po kalove e ha dënimin, por këtu sillesh si kauboj.

Ndryshe shumë mërgimtarë mendojnë se në vendlindje mund të parkosh ku të duash, të vozitësh me shpejtësi të madhe, të kalosh nga të doje qejfi, këtu s’ka ligj sipas tyre dhe nuk dënohesh.

Comments

comments