Fruthi shumë pranë Shqipërisë

Në Kosovë një person ka humbur jetën nga fruthi, ndërsa specialistët thonë se sëmundja mund të prekë edhe Shqipërinë. Shumë fëmijë të moshës një vjeç janë të pavaksinuar ndërkohë që një person i prekur infekton edhe 12 të tjerë.
Fruthi eshte shume prane vendit tone. Ai ka shenuar viktimen e pare ne Kosove nderkohe qe eshte i pranishem edhe ne Maqedoni. Semundja ka rrezik te rikthehet edhe ne Shqiperi pasi shume femije te moshes nje vjec jane te pa vaksinuar pas teorive te ngritura se vaksina shkakton autizem.
“Menyra e vetme mbrojtese eshte vaksina. Kemi neglizhence dhe vonesa. Femijet e pavaksinuar deri ne 1 vjec pretendojme te mbrohen pasi nenat kane qene te vaksinuara. Ndrsa 1 vjecaret duhet te vaksinohen.”
Femijet qe nuk kane bere vaksinen e fruthit jane  me te rrezikuarit, por specialistet e shendetit publik tregojne se nje person I prekur mund infektoje edhe 12 persona te tjera. Semundja nis me shenjat e nje gripi,  shkakton komplikacione te trurit e con deri ne vdekje.
“Fruthi eshte nje semundje shume e rrezikshme. Nuk e ndalon dot dhe te con deri ne vdekje. ”
Kalendari i vaksinimit ne vendin tone parashikon qe vaksina per fruthin te behet ne moshen 1 dhe 5 vjecare.

Comments

comments