Ganja ‘pajtohet’ me Vetëvendosjen (Video)

Është shumë e zëshme në Parlament. Madje njihet edhe si deputete që goxha shumë kritikon Lëvizjen Vetëvendosje.

E sidomos kur ia kritikojnë vendlindjen, Drenicën dhe partinë e saj, PDK-në.

Është kjo Ganimete Musliu e cila sot është parë shumë e afërt me deputetët e VV-së.

Pasi që është kryer pjesa e parë e seancës, Musliu është parë tek bënte muhabet me deputetët Rexhep Selimi, Visar Ymeri dhe Albulena Haxhiun.

Si duket muhabeti ishte shumë i përzemërt pasi që të katërtit ia plasën të qeshurave teksa Musliu u tregonte diçka me duar.

Me një moment kur e pa kamerën tek xhironte,  Musliu u tha atyre se do të bëhej lajm.  Ajo mori një cohë stofi që e kishte në tavolinë ngjyrë portokalli, duke e ngritur lart dhe duke thënë: Paqe, paqe./KosovaPress/

Comments

comments