“Garda iraniane grup terrorist?”, Teherani paralajmëron SHBA-në

Teherani ka paralajmëruar edhe një herë Uashingtonin kundër caktimit të krahut të elitës së Ushtrisë iraniane, Garda Revolucionare, si një grup terrorist, duke deklaruar se të gjitha opsionet janë në tryezë, sipas një ndihmësi të lartë të udhëheqësit suprem të Iranit.

“Çfarëdo që të bëjmë ne do të marrim masa reciproke. Të gjitha opsionet janë në tavolinë, “tha të martën Ali Akbar Velayati, këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei, cituar agjencinë e lajmeve Isna.

Ai akuzoi Uashingtonin për mbështetjen sipas tij të terroristëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Deklaratat vijnë ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump, ka akuzuar Republikën Islamike për mbështetjen e terrorizmit.

“Regjimi iranian mbështet terrorizmin dhe eksporton dhunën, gjakderdhjen dhe kaosin në të gjithë Lindjen e Mesme. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i japim fund agresionit të vazhdueshëm të Iranit dhe ambicieve bërthamore”, u tha Trump zyrtarëve të lartë ushtarakë të SHBA.-së më 5 tetor.

Ndër masat e tjera që mund të vendosë qeveria amerikane është caktimi i Gardës Revolucionare të Iranit si grupim terrorist.

Pas raporteve, shefi i kësaj Garde paralajmëroi se mund të barazojë trupat amerikane me terroristët e Shtetit Islamik “nëse lajmi është i saktë për budallallëkun e qeverisë amerikane”. Të hënën, Irani premtoi një reagim “të vendosur dhe dërrmues”.

Ndërkohë, ushtria iraniane u zotua se do t’u mësonte Uashingtonit “mësime të reja” për ta bërë atë “të kuptojë domethënien e re të pushtetit në botë”, sipas zëvendës shefit të shtabit të forcave të armatosura iraniane, gjeneral brigade Massoud Jazayeri.

Comments

comments