Gazetamax: Votone Enver Pajazitin, kryetari krahë i djathtë i qytetarëve

Kandidati për Komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti si i pavarur për zgjedhjet lokale ka premtuar se do të jetë krahu i djathtë i qytetarëve.

Pajaziti, si kryetar aktual ka qenë krahë për krahë me qytetarët dhe në zgjedhjet lokale do të mbahen me 15 tetor pret përkrahjen e qytetarëve për të vazhduar ndryshimet pozitive për jetën në Bërvenicë.

Nga terreni shihet se banorët e Komunës së Bërvenicës vazhdojnë t’i japin përkrahje akoma më të fuqishme kandidatit të pavarur për garën në zgjedhjet e reja lokale, kryetarit aktual të komunës Enver Pajazitit.

Këtë e bëjnë të ditur anketat online të cilat po realizohen nëpër rrjetet sociale derisa tregojnë qartë se kryetari Pajaziti vazhdon të qëndrojë fuqishëm majave të anketave.
E gjithë kjo falë punës dhe përkushtimit gjatë mandateve të tij si kryetar komune duke realizuar kështu shumë punë në favor të qytetarëve të komunës së Bërvenicës, duke u’a lehtësuar kështu jetën banorëve.

Enver Pajaziti, një personalitet tashmë i dëshmuar jo vetëm në fushën e biznesit por edhe të menaxhimit të komunës në mënyrën më të mirë të duhur, ka arritur që të sjellë dhe përfitojë në llogari të komunës dhe qytetarëve shumë investime në sfera të ndryshme përfshirë këtu arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, njofton gazetamax.com

Comments

comments