Gazetari serb e quan Edi Ramën liderin më të madh të Ballkanit

Mediat serbe kanë sulmuar sot një gazetar në Beograd, Slobodan Georgiev, për shkak se ai ka shkruar në Twitter se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është lideri më i madh i Ballkanit. Gazeta serbe “Informer”, duke komentuar reagimin në Twitter të Georgiev, shkruan se ky gazetar “ja ka futur kot”. “Gazetari Slobodan Georgiev, pa u skuqur, ia futi se kryeministri shqiptar Edi Rama për të është lider i Ballkanit!”, përcjell “gazeta metro”. Georgiev ka kritikuar reagimet e Vuçiçit pas deklaratës së Ramës se nëse BE i mbyll dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë Kosova dhe Shqipëria do të bëhen bashkë. “Edhe një nga deklaratat e pa kripë, edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar. Por, çfarë do të thotë kjo? Lider është Rama e jo ti”, ka shkruar Georgiev. Gazeta serbe shton se, këto deklarata të Georgiev’it dhe sulmuesve nga OJQ’të urrejnë gjithçka që është serbe, dhe nuk duhet të habitet njeri prej tyre.

Comments

comments