Gënjeshtra Maje Ajzbergu e pasioneve të Mulla Sulës

Gënjeshtra Maje Ajzbergu e pasioneve të Mulla Sulës

Derisa Mulla Sula nuk denjoi që të lustrohet, liderët e tjerë fetarë, siç është edhe Mr. Naim Tërnava, Kryemyfti i Bashkësisë Islame të Kosovës, radhiten në mesin e 500 muslimanëve më me ndikim në botë për vitin 2016! Baba Mondi vlerësohet si lider botëror nga Presidenti amerikan, Barak Obama. Gënjeshtrat dhe shpifjet në këtë botë të mbajnë në maje të plehut, kurse në botën tjetër të mbajnë në fund të xhehenemit.

 

Shkruan: Abaz ISLAMI

Për të satën herë po lexojmë kolumna e shkrime të prijësit fetar e që fatkeqësisht asnjëherë nuk hasim ndonjë citat nga Kurani apo ndonjë nga thëniet madhështore të Muhamedit a.s! Apo ndoshta nuk i kupton këto citate dhe, për pasojë prandaj është i paqartë koncepti i realtë i jetësimit të fesë, krijimit të raporteve ndërnjerëzore, kulturës, edukimit, moralit, jetës, sjellja me kategori të ndryshme shoqërore etj. I befasur për atë që ka shkruar personi jolegjitim i institucionit tonë fetar, habit, mbi të gjitha, naiviteti i tij për ta përshkruar vetëveten, qoftë si profil fizik ashtu edhe si profil psikik.
Të takosh vetvetën e të mos e njohësh ndodh vetëm me kreun e BFI-së. Të nënvizohet përforëcimi i besimit në Zot, parimisht dhe konceptualisht është gabim, meqë nuk kemi nevojë ta lidhim me ndërrimin e motmoteve kur kemi vitin tonë islam – Hixhrin. Kur flasim për besimin, mjerisht, i njëjti person që shkruan a e ka pyetur vetëveten si i ka hallet pikërisht me besim e bindje ndaj Allahut?  Brenda vitit i janë rradhitur me qindra e qindra skandale, artikuj dhe publikime që flasin të kundërtën e asaj që e thotë dhe shkruan në paçavrat e veta. Kur asgjë nuk përputhet mes asaj që thuhet dhe asaj që veprohet, atëherë, çfarë mund ti themi pos të përkujtojmë citatin Kuranor: Pse e flisni atë që nuk e veproni.
Për veprimet e uzurpatorit të postit reisul ulema i BFI-së, jo vetëm Lëvizja NISMA për Reforma në BFI, por edhe një grup i madh intelektualësh, analistë, politikanë, ish-deputetë, emra të shquar të kombit, afarsitë e personalitete, i vunë në spikamë veprën, moralin dhe pisllëqet e tij. Për të mos i numruar veprat e tija mjafton të përkujtojmë se si qëndron në krye të BFI-së për gati 11 vite dhe kurrë nuk u rizgjodh si Reis! Tash e sa kohë po mashtrohet populli për çështjen e Burmali Xhamisë dhe në mënyrë shumë të paskrupullt ka akuzuar shtetin Turk si fajtor të fatit të kësaj xhamie, përkundër faktit që mbarë bota e di se pikërisht kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan është rojtari më i madh i trashëgimisë kulturore dhe historike islame në Maqedoni, Ballkan dhe më gjërë. Si nuk u turpërua asnjë gram kur u shpreh se fajtore është Turqia për Burmali Xhaminë, ndërkohë që mbarë opinioni e di se sa xhami të vjetra nga koha osmane janë rikthyer në jetë, sa e sa të tjera janë restauruar dhe po restaurohen që kushtojnë me miliona euro dhe, jo vetëm BFI por as Ministria e Kulturës nuk është në gjendje të bëjë restaurime të tilla me aq kosto të larta! Nuk turpërohet Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, sepse turpin e ka bukë me mish qengji të pjekur! Sikur të turpërohej vetëm pak, nuk do të gënjente kaq shpesh duke e manipuluar opinionin e gjërë se këtë të marte, jo po këtë të premte, në pranverë, jo po në vjeshtë, fill pas ramazanit, jo po pas zgjedhjeve parlamentare, do të nisë me ndërtim Xhamia e Tophanës guri themeltar i cilës u hodh qysh më vitin 2014. Ky farë uzurpatori i BFI-së mashtron edhe kur thotë se BFI është gjithandej, duke harruar se emri i saj është lënë në harresë të shumë akademive dhe organizimeve ndërkombëtare. Mastrubimi i tij intelektual përmes inagurimeve fiktive, manifestimeve që u ngjajnë lojërave të fëmijëve të vegjël, botimi i kompletit të librave të cilët kurrë nuk i ka shkruar, lënë të nëkuptosh se kemi të bëjmë me një snob, me një demagog, me një imbicil që për kult e ka talljen me popullin shqiptar dhe mysliman në përgjithësi. Të përkujtojmë këtu që xhamitë i ndërton vetë populli, ashtu siç i mbanë të gjalla edhe të gjitha aktivitetet e ndryshme fetare, meqë finansohen prej vetë popullit. Gënjeshtrat janë edhe më të mëdha kur botimet llogariten personale dhe autoriale e që realiteti është krejt ndryshe meqë autorë të të gjitha shkrimeve, fjalimeve, kolumnave, punimeve shkencore janë të të tjerëve, të tjerët ia shkruajnë ndërsa Mula Sula e bëri gjoksin gropo duke e rrahur së lavdëruari kot. Sot, nëpër disa portale të caktuara publikohen kolumna autoriale aq bajate dhe pa përmbajtje e pa porosi sa, me të publikuar, menjëherë vërshojnë mijëra reagime e komente prej shqiptarëve anekënd vendit dhe më gjërë. Sot, Mulla Sulës edhe citatet kuranore nuk ia pranojnë, sepse, tashmë me tapi është dëshmuar se i shtrembëron dhe i keqinterpreton. Po, ky është ai person që ka guxim që fjalitë e Marksit, të Engelsit, të Leninit e të Titos të na i prezantojë si hadithe të Pejgamberit s.a.v.s.
Sa cinik duket Mulla Sula kur flet për ngjarjet tragjike që ndodhin nëpër botë ndërkohë që, asnjë musliman i vendit nuk e mbanë në mend të jetë lutur ndonjëherë për ato gra e fëmijë, për ata pleq e plaka të vrarë e të zhdukur në Aleppo e gjetiu nëpër viset myslimane. Sëkëndejmi, është tërësisht e papranueshme kukama e tij artificiale për të sëmurët, të plagosurit, për të dëmtuarit, për të përmbyturit nga vërshimat katastrofale, sepse, në praktikë del se është mashtrues, manipulatorë, hajn e përvetësus i kontributeve për zbutjen e dhembjeve të të gjithë atyreve që kalojnë nëpër tragjedira të ndryshme. Sikur të kishte vetëm një gram shpirt të dhimbshëm pa dyshim që nuk do të sillej si katil me qytetarët e Hasanbegut dhe të rrethinës. Banorët e kësaj zone jo njëherë, me trishtim shtrinë dorën drejt derës së BFI-së duke kërkuar ndihmë, duke i kërkuar ato para që vëllezërit e tyre ua kishin dedikuar nëpër Shqipëri, Kosovë, Luginë të Preshevës, në diasporë por edhe në të gjitha xhamitë e vendit. Madje edhe sjellja ndaj këtyre hallexhinjëve ishte tepër jonjerëzore, duke harruar Mulla Sula se, edhe këta banorë ishin, janë dhe do të jenë dorëdhënës për mirëmbajtjen e Medresesë Isa Bue, edhe atë përmes ndihmave vullnetare, Zeqatit, Sadekalut Fitrit, etj.  Mulla Sula gjithçka që shikon i duket falco, duke harruar se pikërisht veprimet e tij janë tërësisht falco, sado që i prezanton ato si islame. Mulla Sula, kokë e këmbë, asgjë nuk ka të përbashkët me parimet e mirëfillta islame. E do falciditetin, i do veprimet falco, i do bashkëpunëtorët falco; Mulla Sula jo njëherë është tallur me bashkëpunëtorët e vet duke dëshmuar se, që të gjithë janë me diploma falco dhe se për të njëjtit posedon dëshmi të ndryshme. I shkreti, tani ka ngelur në situatë që të kërkojë përkrahje nga po ata njerëz falco me të cilët tallej dhe i shantazhonte dikur. I shantazhon edhe tani! Ai hedh shikim përtej botës dhe shikon se çdo gjë në botë qenka falco, kurse nuk ndalet e të shikojë se me kë rrethohet, me kë bashkëpunon. Prandaj, jo rastësisht është krijuar opinioni i paluhatshëm se Mulla Sula falco i ka mendimet, shprehjet, qëndrimet, idetë, veprën. Sa trishtim është kur një mashtrues e mendon veten se është i drejtë, një tradhëtar e llogarit veten besnik, një i pandërgjegjshëm e mendon veten të ndërgjegjshëm, një manipulues e llogarit veten të sinqertë. Ta përkujtojmë Mula Sulën se e ka mashtruar opinionin për orën Rolex ! Herë thotë se është falco, herë i blerë në Saudi me 200 dollar, herë dhuratë, e herë “më kanë futur në kurth”, ndërkohë që njeriu që ia ka dhënë është gjallë dhe i gatshëm të dëshmojë në gjyq! Kulmi i turpit të Mulla Sulës ishte kur u përpoq ta mashtrojë opinionin për mirënjohjen Imazhi i Kombit dhënur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Bukura të Shqipërisë, e cila, u detyrua që ta demantojë dhe ta përgënjeshtrojë Mulla Sulën. E mashtroi dhe e gënjeu opinionin edhe atëherë kur një kat të konviktit të Medresesë Isa Beu e shndërroi në palestër për trajnime të xhudos? A nuk ishin të vërteta fotot në sauna me gjini të përziera? A nuk ishte e vërtetë se ishte duke ngrënë mish (!) në kokërr shpinës me një grup njerzish? Apo, mos vallë ishin shpifje edhe vizitat e kasinove dhe shpenzimi i fitrave dhe zeqatit nëpër lokalet e turpit. Mos ishin të pavërteta deklaratat e hoxhallarëve që thonin: “Sulejman Rexhepi i pa besё”, konstatim ky që dilte nga vlerësimi i z. Ali Ahmetit për Mula Sulën duke thënë se ai gjithçka mund të jetë por jo edhe besimtar. Mos ishte falco deklarata e imamit të Kondovës: Si më dëboi policia nga xhamia me urdhër të Molla Sulës? Mos vallë, janë falco fotot e gjuetarit të derrave të egër i cili më tepër merret me PR të derrave se sa të Mulla Sulës. Mos ishin të pavërteta deklaratat e Komandant Hoxhës, të Xhafer Ukshinit, vëllait të Komandant Sokolit, opinioni i Azbi Nuredinit: “Sulejman Rexhepi i BFI-së produkt i UDB-së!. Në fakt, mashtrimet e Mulla Sulës mund të radhiten me kilometra, dhe në ballë të vihet mashtrimi kryesor përmes të cilit përpiqet të mohojë se në atë vend ku është tani është falë një grup njerëzish të cilët i mohon sepse ua ka borxh një jetë të tërë. Mashtroi qytetarët dhe opinionin duke plasuar gënjeshtra dhe shpifje për të njejtët persona se kinse janë takuar jasht vendit për të hartu plane me qëllime të errëta kundër tij. Kurse nuk ka guxim që të paraqitet në gjyq dhe ta vërtetojë këtë shpifje. Nuk ka kurrfarë dyshimi se, Mulla Sula, së shpejti do të dalë gënjeshtar dhe shpifës, edhe atë me tapi nga organet e drejtësisë.

Mulla Sula, përveçse që është një shpifës dhe gënjeshtar tashmë i dokumentuar, ai është edhe frikacak, dorëfshehur, i pasinqertë. Ai, për veset e tij prej një plake haxhuze, të vetmin subjekt që shpif dhe gënjen e paraqet BFI-në! Sepse, për çdo shpifje e gënjeshtër ai në fakt fshihet prapa emrit të BFI-së, apo të Rijasetit. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Mulla Sulës janë të pafundme! I pashpirti, pikërisht kur një maqedonas kriminel, shoven e nacionalist i tërbuar do ta shkelë me makinë qëllimisht Almirin e vogël, i shkon në “iftar” dhe i zgërdhihet kryetarit të shtetit Gjorgji Ivanovit, edhe pse na ka lodhur duke thënë se nuk e njeh për president! Aq shumë dërdëllitë të pavërteta saqë kritika pati edhe nga diaspora, por edhe nga SHSHA me seli në Çikago, edhe atë jo vetëm për sofrën në konakun e tij bashkë me krerët e BDI-së, por edhe për veprime të tjera. Sikur vetëm pak të ishte i sinqertë Mulla Sula, pa kurrfarë kompleksi do të kërkonte që të lustrohej nga Komisioni për Lustrim me qëllim që të mbylleshin muhabetet që thonë se ka qenë bashkëpunëtorë i UDB-së me nofkën “Zharko”. Derisa Mulla Sula nuk denjoi që të lustrohet, liderët e tjerë fetarë, siç është edhe Mr. Naim Tërnava, Kryemyfti i Bashkësisë Islame të Kosovës, radhiten në mesin e 500 muslimanëve më me ndikim në botë për vitin 2016! Baba Mondi vlerësohet si lider botëror nga Presidenti amerikan, Barak Obama. Gënjeshtrat dhe shpifjet në këtë botë të mbajnë në maje të plehut, kurse në botën tjetër të mbajnë në fund të xhehenemit.