Georgievski ka paguar 25 mijë euro për dokumente se NATO ka luftuar...

Georgievski ka paguar 25 mijë euro për dokumente se NATO ka luftuar në Maqedoni (FOTO)

Kryeministri maqedonas në periudhën 1998-2002, Lupço Georgievski pranon se ka paguar 25 mijë euro për dëshmi që tregojnë se si “disa vende të NATO-s” kanë marrë pjesë në luftën kundër Maqedonisë në vitin 2001.

Georgievski këtë e ka pranuar gjatë një polemike me avokatin Ignjat Pançevski, i cili publikisht e ka akuzuar për malverzime të bëra. Mirëpo për të dëshmua se akuzat e Pançevskit ndaj tij janë të rrejshme, Georgievski në demantin e tij ka thënë se avokati në fjalë e ka “hypur një herë në ski”, duke i ofruar dokumente për vitin 2001, shkruan Gazeta Lajm.

“Gjatë kohës së gjykimit në Hagë, Pançveski me një partner të tij erdhën të më ofrojnë dëshmi se si disa vende të NATO-s kanë marrë pjesë në luftën kundër Maqedonisë. Për këtë u pagova rreth 25 mijë euro dhe nuk mora asgjë. Disa letra në gjuhë të keqe angleze, gjoja shifra dhe një grumbull dokumentesh të falsifikuara. Zaten, ato mund t’i publikojë edhe sot, nëse jo për tjetër, atëherë në aspekt historik ta pastrojmë vitin 2001. Paralelisht me këtë më ofruan të dhëna dëshmi për llogari bankare të Branko Cërvenkovskit dhe Hari Kostovit, unë i pagova, Fokus i publikoi.

Besueshmërinë e konstatova në bazë të faktit që ata të dy, Pançveski dhe partneri i tij, njëkohësisht më organizuan takim me Verushevskin për të cilin veçmë e kam informuar opinionin”, ka shkruar Georgrievski.

Ndryshe, dyshimet për gjoja pjesëmarrje të NATO-s në anën e UÇK-së në luftën e Maqedonisë është prezente te shoqëria maqedonase që nga viti 2001. Ekspertët thonë se përmes këtyre dyshimeve, maqedonasit mundohen ta mbulojnë faktin se në vitin 2001 humbën luftën nga UÇK-ja, të cilën shqiptarët më pas e humbën në politikë.

георгиевски 2(2)