Gëzim Ostreni rrëfen se pse u nda nga BDI dhe kacafytjet me LR- PDSH-në e Selës (VIDEO)

Bashkëbisedim me Kryetarin Gëzim Ostreni të partisë “Uniteti”

Ostreni jep sqarim pse u nda me BDI-në dhe pse ka keqkuptime m…

Në një intervistë, për Almakos me kryetarin z. Gëzim Ostreni, njëher edhe gjeneral Major, në vitin 2000 të partisë politike “Uniteti”, janë shqyrtuar disa dilema mbi disa degë të kësaj partie, ku edhe kanë votuar që të shkrihen në një subjekt politik me partitë e tjera.http://www.almakos.com/ostreni-jep-sqarim-pse-u-nda-bdi-ne-dhe-pse-ka-keqkuptime-lr-pdsh-ne-e-seles-video

Posted by Almakos.com on Monday, July 17, 2017

Në një intervistë, për Almakos me kryetarin e e partisë politike “Uniteti”, z. Gëzim Ostreni, njëher edhe gjeneral Major, në vitin 2000, janë shqyrtuar disa dilema mbi disa degë të kësaj partie, ku edhe kanë votuar që të shkrihen në një subjekt politik me partitë e tjera.

Ostreni thotë se mbas kongresit me pesëmbëdhjetë degët e partisë janë marrë vendime nëse kjo parti do të riorganizohet, shkrihet në  Aleancën shqiptare ose do të shuhet kjo parti. Ai thotë se gjatë realizimit të vendimit disa degë ishin të ndikuara, qoftë për interesa personale, prandaj kanë kundërshtuar.

Ai thotë se  Partia RDK, nuk do të dakordohet me programin e kongresit, ndërsa Uniteti u detyrua për zbatim e saj.

Ostreni thotë se Kongresi nuk e ka paraparë se partia “Uniteti”, do të duhet të bashkohet ose të shuhet si parti.

Ostreni jep sqarim se në bazë të ligjeve është e lejueshme për kualicion dhe Uniteti bëri kulicionin në fazën parazgjedhore, ku sipas Ostrenit thuhet se kjo ishte edhe dëshira e popullit, për bashkimin e partive politike shqiptare, ku edhe kanë punuar në këtë drejtim, për bashkim me LR-PDSH-në dhe RDK-në, bashkë me Unitetin.

Me përpilimin e programit ndeshen në keqkuptime, ku edhe sot qëndron ky problem. Ku sipas Ostrenit, LR- Pdsh-ja, do të del me një program të vet, duke patur parasysh se programi tashmë ishte nënshkruar nga tre partitë e lartë përmendura.

Sipas programit të LR-PDSH-së, ku kërkohet ‘Maqedonia shtet mbinacional’ dhe e dyta “Parlament dy dhomësh”, ku sipas Ostrenit këto janë dy probleme, të kësaj partie. Ai thekson se parlamenti dy dhomësh e kufizon përkufizimin brenda shtetit. Sepse nga LR-PDSH-ja është menduar një dhomë maqedone e një dhomë shqiptare, duke përjashtuar ata të etniteteve të tjera, turq, romë, vlleh, serbë.

Ai thotë se këtë kundërshtim që e bën Uniteti e ka bërë edhe PDSH-ja në vitin 2001, me nënshkrimin e Marrveshjes Kornizë të Ohrit.Ai mban qëndrimin se Uniteti, angazhohet për realizimin dhe përparimin e demokracisë, brenda Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me qëllim realizimin e MO-së, të shprehura në amandamentet e kushtetutës së ndryshuar. Sipas Tij, këto janë edhe predispozitat e BE-së.

Nëse Uniteti do të shkrihet me Aleancën Shqiptare, Ostreni thotë se plani i tyre në të ardhmen është se do të jenë në kualicion, ku edhe e mbështesin Aleancën Shqiptare. Ngase nënshkrimi i marrëveshjes në Tiranë, ku mungonin partia e Unitetit dhe RDK-së e Vesel Memetit, Ostreni thotë se është mbështetës i asaj marrëveshje, mirëpo LR-Pdsh, me nënshkrimin e asaj marrveshje e flaku tutje programin e vet, me çrast u kthye në qëllimet e partisë së Uniteit.

Nëse Ostreni do të vepronte njejtë si Zijadin Sela, njëherë kryetari aktual i Aleancës Shqiptare, i cili ka deklaruar nëse nuk hyn në fuqi ligji për përdorim të gjuhës shqipe, del nga qeveria, ai thotë se partia e tij mban qëndrimin se gjuha duhet të jetë një nga prioritet, nëse ata janë pjesë e qeverisë.

Ostreni jep arsyen pse u nda nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe atë sepse ka ra ndesh me ideologjinë dhe politikën e BDI-së, kur vetë BDI-ja ka mbështet aleatin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe se ideologjia e Partisë së tij është e qartë që shqiptari të jetë i përfshirë në çdo institucion të sferave të ndryshme.

Ostreni në pyetjen se pse shqiptarët në Maqedoni kanë kaq shumë parti dhe nuk kanë një unitet të faktorit politik shqiptar, ai thotë se nëse të gjithë do të ishin bashkuar me BDI-në, do të ndjeknin politikat e Gruevskit, ku edhe nuk do të realizoheshin planet e shqiptarëve.

Një dilemë nëse dibranët e lexuan programin e LSDM-së, para se ta votojnë Zaevin, Ostreni  bën thirrje që të studiohet se pse shumë shqiptar e votuan LSDM-në e Zoran Zaevit, pastaj  Ostreni bën thirrje se shqiptarët duhet të bëjnë kualicion para zgjedhjeve dhe se LSDM-ja t’u jep vendin e merituar shqiptarëve.

Vota e shqiptarit ai mendon se nuk ka qenë revoltë ndaj BDI-së, por ndaj kërkesave që ata kanë.

Ostreni si aktor politik, në një periudhë të gjatë kohore në skenën politike në Maqedoni, ku edhe njeh qëndrimet e Gruevskit ndaj shqiptarëve, të këtij shteti, por edhe ato të LSDM-së, ku ka udhëhequr vite më parë, ai thotë se LSDM-ja ka ndryshuar vizionin. Dhe thotë se LSDM-ja e ka për detyrë të plotësojë kërkesat e shqiptarëve, në të kundërtën ata dy shqiptarë që janë në kuadrin e LSDM-së kanë detyrë të madhe, nëse largohen disa aktorë politikë të LSDM-së, kjo parti bie nga Qeveria. Ostreni thotë se shqiptarët e kanë çelësin në dorë.

Për zgjedhjet lokale Ostreni mban qëndrimin se do të shihet nëse degët e komunave do të bëjnë kualicion me ndonjë parti tjetër, të dalin vetë, apo të tërhiqen nga kandidimi.

Ai thotë se pritet të ketë edhe një kongres, për vendimin nëse do të ekzistojë partia Unitet, ku ai do të bëjë përpjekje për të ekzistuar kjo parti me një vision të pastër për shqiptarët e Maqedonisë./Almakos

Comments

comments