Gjendet pa shenja jete vajza e biznesmenit gjerman, u rrëmbye për 1 milion euro

Anneli- Marie R, la shtëpinë e saj të shtunën në orën 7:30, për të dalur e mos u kthyer më.

Ajo doli në sheti me qenin e saj dhe për të ngasur bicikletën, ndërkaq bicikleta më vonë u gjet bosh pa ngasësen e saj e më pas edhe qeni për t’u rikthyer në shtëpi.

Kështu ndodhi rasti kur vajza e një biznesmeni gjerman, Anneli u rrëmbye në këmbim të 1.2milionë eurove, transmeton Klan Kosova.

Trupi i pajetë i vajzës së rrëmbyer në qytetin Meiisen, u gjend në Gjermani, përderisa negociatat në mes rrëmbyesve dhe policisë kishin dështuar gjatë fundjavës.

Prandaj policia mori vendim që të nxjerin një deklaratë ku urdhërohej të mblidheshin sa më shumë të dhëna, shkruajnë mediat gjermane.

Gjersa policia mori vendim të tillë, prindërit e vajzës së rrëmbyer tashmë e ndjerë, u premtuan gjithcka që ata donin.

Megjithatë, pas të gjitha përpjekjeve natën e kaluar, kishte arritur një informacion për një vrasje në Dresden, aty ku edhe u zbulua trupi i të ndjerës i braktisur në një fermë në Klipphausen jo shumë larg shtëpisë së saj.

Pas gjithë kësaj, tashmë policia ka arritur të arrestoi dy persona, të cilët dyshohen si përgjegjës të kryerjes së këtij akti barbar, ndërsa prindërit e tyre tashmë nuk u mbeti asgjë tjetër veq se të shprehnin nje deklaratë ku thuhej:’’ Anneli ne jemi me ty, do të na mungosh’’.

Të rikujtojmë, në Gjermani disa të huaj rrëmbyen djalin e biznesmenit Reinhold Wuerth, një miliarder industrialist, duke kërkuar në këmbim 1.5 milionë euro, që më pas djali i tij të lirohet.

Comments

comments