Gjendet i vdekur kërçovari që ishte zhdukur që nga marsi, kufoma në fazë të kalbjes

Dje rreth orës 13 e 10 minuta në stacionin policor Oslemej, 43- vjeçari A.O nga fshati Padalishtë i Kërçovës ka denoncuar se në zonën e quajtur “Guri i Berikovës” në afërsi të fshatit Berikov është gjetur një trup i dekompozuar i njeriut, përcjell TetovaSot.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Themelore publike dhe një ekip i policisë së Kërçovës, që më pas me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u transferua në Spitalin e Përgjitshëm të Kërçovës, ku është kryer identifikimi dhe u konstatua se bëhet fjalë për 59- vjeçarin R.R nga fshati Strogomishte e Poshtme, i cili më 05.03. këtë vit ishte raportuar i zhdukur.

Trupi është lënë në institucionin mjekësor të Spitalit të Kërçovës për autopsi.

Comments

comments