Gjykata shpalli dënimet për vrasjen e Aulon Zekës

0
Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër për moslajmërim të veprës penale Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të miturit për vrasjen e të riut, Aulon Zeka. I mituri i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet, ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj. I mituri i parë është dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar për fshehjen e veprës penale dhe i mituri i tretë moslajmërim të veprës penale. Për vrasjen e Aulon Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale. Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë. Seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës./Kallxo