Goditen faqet zyrtare të Lëvizjes BESA dhe Bilall Kasamit

0
9

Dorëheqja e nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ka shkaktuar tronditje dhe rrëmujë brenda kësaj partie. Vetëm pas disa orëve, është raportuar se është sulmuar faqja zyrtare e Lëvizjes BESA por edhe e kryetarit të saj Bilall Kasami.

Kjo është bërë përmes një njoftimi që siç thuhet bëhet publik nga kabineti i kryetarit të Lëvizjes BESA.

“Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Lëvizjes Besa dhe faqja e kryetarit z. Bilall Kasami janë sulmuar nga hakerët. Andaj ju lutemi që nga ky moment çdo publikim në këto dy faqe ta injoroni dhe mos ta merni në konsideratë. Nga ky moment të gjitha publikimet që mund të dalin në të dy faqet e lartëpërmendura në Facebook nuk paraqesin qëndrimin e Lëvizjes Besa ose të kryetarit z. Bilall Kasami. Ju lutemi të keni mirëkuptim deri në tejkalimin e kësaj situate. Opinioni do të njoftohet në kohë pasi në rrugë juridike t’i kthejmë faqet zyrtare dhe përgjegjësit e këtij sulmi kibernetik të dalin para drejtësisë.”, nënvizon zyra për informim/kabineti i Kryetarit të Lëvizjes Besa, duke shtuar më tej se personi i autorizuar për kontakt me mediumet nga Lëvizja Besa është Abdush Demiri, kanë raportuar disa portale, duke nxjerrë edhe numrin e telefonit të personit të autorizuar.

Comments

comments