Goditet grupi i kokainës në Shkodër, disa të arrestuar

0

Një rrjet i shpërndarjes së kokainës në Shkodër është goditur nga Policia, ku janë arrestuar disa persona.

Vetë kreu i policisë pritet të dalë në konferencë për shtyp për operacionin e djeshëm, ku u sekuestruan rreth 2 kg kokainë.

Njoftimi

Në sajë të një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit (vëzhgime, përgjime ambjetale dhe telefonike dhe blerje të simuluar) u arrit të finalizohej me datë 02.02.2017, me arrestimin e 7 personave, ku 3 persona janë arrestuar në flagrancë, konkretisht shtetasit me inicialet I.T, E.Z dhe S.A dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhëra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H.S, A.V, K.U  dhe A.M

·           Në kuadër të këtij  procedimi, u arrit tu sekuestrohej  një sasi me peshë prej 2237,6gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si Kokainë.

·           Lokali i të dyshuarve që shfrytëzohej për shpërndarjë dhe përdorim të lëndëve narkotike, si dhe pajisjet fiskale të këtij lokali.

· Tre automjete Audi, BMW dhe Ford  që janë përdorur nga të dyshuarit.
· Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve;
·  Një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, dhe “Pqërshtatja e lokalit për përdorim droge” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet  283/2  dhe 285/a të K.Penal.

Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal.