Goditja e madhe/ Inter kërkon dy yjet e Real Madrid-it

Inter po përgatitet për transferime të mëdha gjatë verës, shkruan e përditshmja sportive italiane, Corriere dello Sport.

Sipas gazetarit dhe opinionistit sportiv, Mario Sconcerti, Inter po interesohet për dyshen e Real Madridit, Luka Modric dhe Toni Kroos.

“Inter po kërkon disa lojtarë me personalitet të madh. Sa për qartësi i kam dy emra, Modric dhe Kroos. A mund të vijnë ata në Inter? Ndoshta po. Të tillë lojtarë po kërkon Inter”, tha Sconcerti.

Kujtojmë se Modric dhe Kroos gjatë këtij viti kanë rinovuar kontratat e tyre me Realin, kroati deri në vitin 2021, ndërsa gjermani deri në vitin 2022.

 

 

 

Comments

comments