Grabitje spektakolare në hotelin e njohur francez, vidhen stoli me vlerë 4.5 milionë euro (video)

0

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në hotelin e njohur të Parisit “Ritz”. Grabitësit e armatosur kanë thyer vitrinën e një dyqani dhe kanë vjedhur stoli në vlerë prej 4.5 milionë euro, mbrëmjen e së mërkurës.
Policia tha se tre të dyshuar janë arrestuar në vendin e ngjarjes, por së paku dy të tjerë kanë ikur. Stolitë e vjedhura nuk janë gjetur ende.

Ritz është një hotel luksoz, i cili daton nga shekulli 19. Ai është rihapur në vitin 2016 pas një rinovimi katërvjeçar. Në këtë hotel kanë qëndruar njerëz të famshëm si: Ernest Hemingëay, Coco Chanel dhe princesha Diana.

Komentet

komentet