Greqia para 68 viteve sulmoi ushtarakisht Shqipërinë

Greqia me forcat e saj ushtarake organizoi dhe kryeu sulmin e armatosur kundër trojeve kufitare shqiptare në sektorin e Devollit, duke shkelur kështu edhe integritetin territorial të RPSH.

Ushtria greke me 2 gusht 1949 nisi sulmin ushtarak ndaj Shqipërisë duke përdorur mbi 70 mijë forca të armatosura, 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 topa gjuajtës, ndërsa në vijën e mbrojtjes së Shqipërisë tonë u mobilizuan direkt në luftime rreth 10 mijë ushtarë, ndërkohë që u mbajtën rezervë në gatishmëri rreth 30 mijë trupa pranë vijës greke të sulmit.

Sipas evidentimit të betejës në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në faqen 273 të Inventarit/I, mësohet se trupat greke lanë të vrarë në tokën shqiptare 300 ushtarë, 500 të plagosur dhe 270 robër. Sipas botimeve në shtyp, prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë shqiptarë dhe u plagosën 127 të tjerë.

Në mesin e të vrarëve isht më 2 gusht ishte edhe Memo Bejko, Hero i Popullit shqiptar, i cili u vra gjatë një ndeshjeje më forcat shoviniste greke në postën kufitare të Vidohovës (Kolonjë).

Comments

comments