Gruaja në arkivol plas nga vapa, flladit veten me erashkë – pamje të shpërndara me të madhe në internet (VIDEO)

Disa njerëz të gjallë u bartën në arkivole në një varrezë gjatë pelegrinazhit fetar të Santa Marta në Neves, Spanjë të shtunën.
Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një traditë në nderim të të vdekurve.

Gjithsesi, ajo çfarë ka rënë në sy është një moment kur një grua, e shtrirë në arkivol, duke mos duruar vapën, shfrytëzon një erashkë për të flladitur veten.

Videoja, siç thuhet më tej, përveç komenteve të shumta, është shpërndarë me të madhe në internet.

Comments

comments