Gruaja nga Shkodra: Burri ma bëri dy herë gjënë më të dhimbshme për një femër

Bashkëshorti i saj e ka tradhëtuar më shumë se një herë, e një grua e lënduar ka vendosur të ndajë me ndjekësit e faqes sonë historinë e saj.

Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Burri më ka tradhëtuar dy herë gjatë vitit të fundit.

Jam një 41-vjeçare shkodrane dhe kam patur një jetë me halle për shkaqe ekonomike.

Vitin që shkoi shitëm disa toka që më në fund i morën dhe ngritem kokën nga ekonomia e dobët që kemi jetuar prej shumë vitesh.

Edhe pse historitë e burrit tim nuk kanë qenë gjëra të rëndësishme për të, sërish ato kanë ekzistuar dhe mua kjo gjë më ka tronditur.

Varfërinë krah tij edhe e kam duruar, për hir të ndjenjës dhe fëmijëve. Ama tradhëtia qenka gjëja më e dhimbshme për një femër.

Në momentin e parë që burrit tim i ranë lekë në dorë, ai zgjodhi të shkojë t’i prishë me femra që janë sa gjysma e moshës sonë.

Tradhëtinë e parë e zbulova nga im vëlla, i cili i kishte kapur ‘mat’ në Velipojë.

Kurse të dytën e zbulova vetë sepse ajo e mori në mes të natës duke qarë sepse po i plaste apendisiti dhe jetonte në konvikt.

Mund ta kuptoni sa kam qarë. Burri doli atë natë ta ndihmonte, sepse sipas tij është njeri që kërkoi ndihmë.

Ama unë edhe pse tani e kam ekonominë e mirë, nuk jam më e lumtur se më përpara.

Nuk dua të ndahem me burrin, sepse e di që ato femra duan vetëm lekët e tij.

Por nuk di as si të sillem që të mos e prishim martesën, por edhe që burri të mos kërkojë të tjera.

Mikeshat më thonë ta divorcoj, se pas faljes ai më keq do bëjë me femrat…Si t’ja bëj?”, shkruan ajo. /Aktuale.mk/

Comments

comments