Gruevski e kërkon pasaportën, ja ku dëshiron të shkojë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski nuk u paraqit në gjykatë ku me kërkesë të avokatëve është dashur të mbahet seanca për kthimin e pasaportës së tij.
Prokurorja e PSP-së, Lile Strefanova, tha se Gruevski deri tek ata ka dorëzuar ftesë nga kryeministri hungarez, Viktor Urban.

“Nëse Gruevski nuk vjen, kjo do të jetë arsye që të anulohen seancat edhe për 20 të akuzuarit e tjerë në Titanik”, ka thënë prokurorja Stefanova.
Pasaporta Gruevskit është marrë më 3 korrik të këtij viti me vendim për gjykatës penale të Shkupit pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për rastin “Titanik”.

Comments

comments