Guardiola: Do të luaj golf në vend se ta shikoj Manchester Unitedin

0

Pep Guardiola mund ta humbasë kurorëzimin e Manchester Cityt kampion i Premierligës sepse sot ka termin për të luajtur golf.

City mund ta shpallet kampion sot nëse ndodh që skuadra e fundit në tabelë ta mposhtë Manchester Unitedin në “Old Trafford”, por Guardiola nuk do ta shikojë këtë duel, transmeton Gazeta Express.

“Jo, kam termin në golf”, ka thënë spanjolli për Sky Sports pas fitores së Cityt 3-1 kundër Tottenhamit të shtunën mbrëma.

“I kam tri ditë pushim dhe nesër, kam golf. Golf, biri im, miqtë. Nesër golf”, tha ai mbrëmë.

 

 

Komentet

komentet