Hapja e kufirit Bellanoc-Stançiq, lojë ‘ping-pong’-u?! (VIDEO)

0

Banorët e brezit kufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës as në vitin nuk 2017 nuk iu gëzuan vendkalimit Bellanoc-Stançiq, të premtuar që nga viti 2011. Tenderi për ndërtimin e pikës kufitare duhej të kishte përfunduar në korrik, për t’i hapur rrugën tërheqjes së rreth 1.2 milion euro fonde të BE-së për këtë projekt. Por, për shkak të neglizhencës së institucioneve projekti nuk arriti të përfundoj ndërsa për të mos humbur mjetet qeveria firmosi revidimin e marrëveshjes me BE-në me qëllim që fondet t’i kalojnë palës kosovare për ngritjen e një objekti të përbashkët kufitar, informon Alsat-M.

“Qeveria sapo aprovoi çbllokimin e implementimit të projektit për pikën kufitare “Bellanoc-Stançiq” me çka më autorizoi mua për të nënshkruar revidimin e marrëveshjes me BE sa i përket këtij projekti. Por, gjithashtu edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të nënshkruaj protokollin dhe me këtë ne po rrumbullakojmë pjesën e obligimit të Qeverisë në këtë drejtim që ti jepet mundësi palës kosovare që të kontraktoj menjëherë kompaninë për ndërtimin e objektit të përbashkët dhe me këtë do të rrumbullakohet ky projekt”,  kishte deklaruar më 15 Gusht 2017 për Alsat zv kryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Por, nga pala kosovare edhe katër muaj nga revidimi i marrëveshjes nuk është ndërmarrë asgjë për realizimin e projektit.

Televizioni Alsat disa herë kë tentuar, por nuk arritur të marr asnjë përgjigje nga qeveria apo zyrtarët e Ministrisë së Jashtme në Prishtinë se kur priten rezultate konkrete në terren.

Gjendemi këtu afër vendit ku duhet të jetë kufiri mes Maqedonisë dhe Kosovës, gjegjësisht kufiri Bellanoc-Stançiq. Edhe pse asfaltimi i këtij aksi rrugorë ka përfunduar kufiri ende nuk është hapur. Siç shihet edhe nga kamera jonë rruga është mbuluar me akull dhe borë dhe pengoi kalimin tonë deri tek pika ku supozohet të jetë edhe pika kufitare mes këtyre dy vendeve.

Ky vendkalim kufitar shihet si shumë me rëndësi për banorët e komunave së Likovës dhe Kumanovës pasi krijon lehtësira të shumta në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me Gjilanin por edhe komuna tjera të Kosovës. Ata shpresojnë se në vitin 2018 përfundimisht do të realizohet kjo nevojë e tyre e kahershme. Alsat-M

Komentet

komentet