Haradinaj: Demarkacioni kryhet shpejt, Kosova del fituese

0

Çështjes më të rëndësishme të vendit aktualisht, demarkacionit, siç duket po i vije fundi. Kështu së paku po deklarohen në vazhdimësi krerët e vendit.

Sipas tyre, votat janë siguruar dhe thirrja e seancës është vetëm çështje ditësh.

Konfirmimin e votave të mjaftueshme për ta kaluar demarkacionin e ka bërë edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Ai në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se kjo temë do të merr fund shumë shpejtë dhe fituese do të jetë Republika e Kosovës.

“Shumë shpejt do të merr fund kjo temë duke e nxjerr fituese Republikën e Kosovës dhe duke e ruajtur miqësinë e mirë me Malin e Zi”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se deri më tani kanë dështuar tri seanca ku pritej te votohej demarkacioni, ndërkaq seanca e radhës ende nuk dihet se kur do të mbahet.

Komentet

komentet