Haradinaj: E kam kundërshtuar dhe do ta kundërshtojë Gjykatën Speciale

0

Kryeministri Ramush Haradinaj pohoi që është kundër Gjykatës Speciale, përderisa është shprehur që nuk ka ndonjë koment lidhur me letrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli, në të cilen ai ka thënë që kjo gjykatë do të bëhet.

Haradinaj ka thënë që qëndrimi i tij dhe i AAK-së lidhur me këtë çështje tashmë është i ditur dhe se nuk ka ndërruar.

“Sa me përket mua dhe AAK-së dihet qëndrimi jonë, nuk e kemi votuar atëherë Gjykatën Speciale, sot do ta votonim kundër, e edhe nesër do të votonim kundër ” deklaroi Haradinaj.

I pari i qeverisë gjithashtu tregoi që zyra e tij ka aplikuar për marrjen e vizës nga SHBA-të, dhe se nuk ka marrë ende përgjigje.