Haradinaj priti kryetarët e partive APN dhe LR-PDSH të Preshevës (FOTO)

0

Në takimin e sotëm me kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj,kryetari i komunës Shqiprim Arifi ka pranuar urata për një proces demokratik në zgjedhjet e 24 dhjetorit në Komunën e Preshevës.

Kryeministri Haradinaj liderët politik të APN-së dhe LRPDSH-së i përgëzoi për fushatën elektorale dhe vlerësoi atë si të denjë dhe në favor të qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Për koalicionin parimor në mes APN dhe LR PDSH kryeministri e përkufizoi si diçka shumë natyrale dhe rrjedhimisht në pajtim me mentalitetin e ri politik i cili po krijohet në Preshevë.
Kryetari i Komunës Shqiprim Arifi dhe kryetari i LRPDSH-së Sami Salihu kanë kërkuar nga Kryeministri Haradinaj, që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë pjesë përbërëse e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Në takim morën pjesë dhe kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti dhe zëvendës kryetari i APN Armend Aliu, dhe përveç aktualitetit politik u bisedua edhe për projekte konkrete, ku pranuam garancë për mbështetje financiare për një projekt, implementimi i së cilës do të filloj në këtë vitë.

Komentet

komentet