Haradinaj vjen në Shkup, ja detajet e vizitës

0

Më 18 prill (e mërkurë), kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të realizojë vizitën e parë të tij në Maqedoni, ndërsa i njëjti do të pritet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit.

Haradinaj dhe Zaevi, sipas burimeve zyrtare të gazetës KOHA, do të diskutojnë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, ndërsa do të definohet data e mbledhjes së përbashkët qeveritare midis Maqedonisë dhe Kosovës. Po këtë ditë, në Shkup do të qëndrojë edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini.