HERONJËT E REPUBLIKËS SË RE

Sermet Suljemani

Hashep Gazepi qe i trishtuar nga pamjet e ngjarjeve të përgjakshme të shkaktuara nga një hordhi huliganësh institucional maqedonas në Kuvendin e Maqedonisë, andaj s’u përmbajt nga ai tmerr, u shkëput vetimthi nga divani i tij i leckosur dhe me çapa të tij prej malësori u nis përmes një rruge të ngushtë të lagjes Serovë të Çairit e cila e shpiente deri në ”Jahja Pashë”. Qe mbrëmje vonë, dhe si jabanxhi që ishte, kishte ngatërruar rrugën, mbase për shkak se shumë rrugica të këtyre lagjeve shqiptare i ngjanin njëra-tjetrës, e për këtë arsye mund të vonohej për thirrjen e ngutshme për kryer një aksion tepër të ngutshëm dhe human. Agimi, shoku i tij i luftës, e kishte mbajtur fjalën se do ta priste ”Tek Flladi”, në bulevardin ”Xhon Kenedi”, aty përballë shkollës së mesme ”Nikolla Gruevski”. E meqë Hashepit si çdo herë i mungonte sahati i orientimit, Agimi nuk e priti shumë dhe bashkë me dy shokët e tjerë, akoma pa arritur te vendi, shpejtë mori vesh që ky ”aksion” qe kryer me sukses dhe se personin e rrezikuar e kishin sjellur në një ambulancë private në një rrugicë që gjarpëronte për në Çairçanë të Shkupit. Atë natë ajri qe i freskët dhe metereologët kishin parashikuar rrebesh shiu. Po hajde besoju këtyre ”heretikëve” që përzihen në punët e Zotit! Pikërisht para se të fillonte shiu, arriti Hashepi me njëqind djersat e trupit të tij në vendin ku qe strhuar ai politikani me hundë dhe kocka të thyera. Situata ishte e tendosur gjithandej nëpër lagjet shqiptare, të cilët, shumica qenë të gatshëm t’iu përgjigjen dhunës dhëmb për dhëmbë dhe kur u pa çasti se një grup të rinjësh po niseshin për të marshuar drejt rrugës së Tregut të Gjelbërt, që as ai s’e dinte se ku do t’i shpienin organizatorët, turma e tubuar me flamuj kuq e zi u nis në drejtim të kështjellave të Faraonit të fundit të Ballkanit. Përballë ”safit” të parë të protestuesve dalloheshin bodigardë kokërruar me gjoksa gjeli që s’të linin ta fusje as dorën në xhep sa t’i merrje cigaretat e flamosura, e lëre më të prishje qetësinë dhe rendin. Ec e ec, turma po rritej gjithnjë e më shumë , kur papritur, Hashepi u shtang kur pa një flamur të kuq me hënë dhe një tjetër të lidhur me atë me diell të Virgjilit. Pështyu furishëm ”Puuu!”, e tha: – ”Ja budallallëku…! Ti han dajak nga shovinistë të egër me të njejtin flamur me diell kurse ne akoma ”pubertetli dhe axhami”. E ku të vej tani unë? Pa një, pa dy, Hashepi kthehu kokën në drejtim të atij që po e mbante në dorë atë dreq flamur dhe i uluriti më zë të çjerrë: – ”Ej, ti, djalosh, hiqe atë flamur se ne s’jemi as turq e as sllav! Atë flamur me hënë dhe atë tjetrin si ventilator largoi se s’janë flamuj për të cilët kemi dalë, – u ngërrys Hashepi, – ne jemi shqiptarë dhe kemi dalë të protestojmë kundër barbarisë dhe jo për Zajevin dhe mashtruesit e rinj!… Kemi luftuar dhe do të luftojmë çdoherë për flamurin kuq e zi, e jo për Talat Xhaferin!”… Turma po i afrohej Kryeministrisë. U dëgjuan disa parulla të guximshme, që dorën në zemër, Hashepit goxha i pëlqyen, sa kërceu nga vendi duke iu bashkagjitur: ”UÇK-UÇK-UÇK! Shpejt e shpejtë, u dëgjuan referimet: ”Mosni me këto parulla se do na sulmojnë!”… Tërhiquni, tërhiquni se do të na sulmojnë pas shpine! – U nanën e… po ne erdhëm për të shprehur revoltën kundër huliganëve që derdhi gjakun tonë, kurse ky ministri ynë jepka deklarata nga zyra e tij se ”Shabani dhe Alltan Pupla na qenkan shëndoshë e mirë dhe që ma herët kryetari tyre qenka njohtuar të mos merrte pjesë në këtë ”kauzë të madhe”, për t’i shpërblyer karagjozët tanë në pushtet dhe për një vëllazërim-bashkim tjetër që po duket se po vjen me ”heronj” të tjerë, që të nesërmën, ai djalë pubertetli, medoemos do të bëhej o levë o pataricë për shpëtimin e ”Republikës së re” të Zajko Kukurajkos dhe Shabanit të Hakisë!…

Comments

comments