,,Hetim ndërkombëtarë,,- rretorikë për dështimin në politikbërjen dhe relativizimin e indinjatës së qytetarëve !

Qenan Aliu/

…Marrëzia dhe hipokrizia e politikanëve qëndron në faktin se edhe pse përkundër një dekade ushtrojnë pushtetin ,për rastet enigmatike kërkojnë HETIM NDËRKOMBËTARË. Kjo konfirmon mosbesimin dhe dështimin e tyre në politikbërje në shoqëri duke mundësuar etablimin e strukturave të gjykatësve dhe prokurorëve ,,STWAROVSKI,, .

Hetim ndërkombëtarë për rasnin ,,Monstra,, , hetim ndërkombëtarë për ,,Lagjen e trimave,, , për përgjimin etj. Kërkesë e thënë me vite të tëra asgjë nga kjo , përkundrazi duke e ftuar këta FBI-në ajo filloi ti thëras këta !

Kjo retorikë është vetëm për të relativizuar indinjatën e qytetarëve dhe për të mbuluar paaftësinë dhe pamundësinë e ndikimit në pushtet.

Në shtetet e pavarura gjykatat,prokuroritë dhe organet përkatësë procedojnë lëndët kurse hetim ndërkombëtarë mund të kërkohet, dhe poqëse të ishte kërkuar që moti Bashkimi Europian dhe SHBA-të do të kishin ofruar ekipe të speciliazuara për të ndihmuar në HETIM dhe në procesin e investigimit të provave materiale.

Pse nuk tregojnë asnjë akt qoft nga Ministria e Drejtësisë, ajo e Punëve të Brendëshme apo Ministria e jashtëme se kanë kërkuar deri më tani ndihmesë nga komuniteti ndërkombëtraë për ekipe të specializuara hetimi . Pra nuk është kërkuar deri më tani, ndërkaq shtrohet pyetja PSE !?

Comments

comments