Hetime për 30 milionë euro të keqpërdorura në kohën e dyshes Jankullovska – Mijallkov

0

Ministria e Punëve të Brendshme kryen hetim të brendshëm për përvetësim të 30 milion eurove në kohën kur me këtë institucion ka udhëhequr Gordana Jankullovska. Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski, gjatë ndarjes së donacionit të 16 automjeteve për policinë kufitare nga Gjermania.

Ai theksoi se keqpërdorime të tilla nuk janë bërë vetëm në MPB por në të gjitha institucionet e Maqedonisë, dhe për të gjitha krimet e bëra shtoi ai, duhet të mbahet përgjegjësi pasi përgjegjësia do të dërgon porosi tek udhëheqësit e sotëm që të sillen me përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme

“Kanë përfunduar në shumë vende, kanë përfunduar nëpër firma, kanë përfunduar në xhepat e individëve të caktuar, megjithatë unë e lë që atë ta thotë hetimi dhe të mos e dëmtojmë tani hetimin. E gjithë ajo do të zbulohet, për këtë arsye po punojnë edhe komisionet kompetente të cilat i kam formuar në MPB, në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, në Byronë për siguri publike dhe Prokuroria Publike do të japin përgjigje për të gjitha këto pyetje.”

Komentet

komentet