Hija e Komandant Lleshit ende tmerron mediumet në Rusi, Serbi e Maqedoni (Foto)

Edhe pse kanë kaluar 16 vite të plota nga vrasja e tij, hija Ridvan Qazimit, i njohur me emrin komandant Lleshi, një nga udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit edhe më tej tmerron mediumet në Rusi, Serbi dhe Maqedoni.

Me fotografinë e tij edhe më tej ilustrohen tekstet që mediumet në këto vend publikojnë për “rrezikun nga Shqipëria e Madhe”, shkruan Gazeta Lajm. Kështu është edhe rasti me tekstin e portalit rus Izvestija.ru i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 11 qershor, në pushtet në Prishtinë do të vijnë “nacionalistët ekstremë” të cilët do të fillojnë procesin e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”.

Gjithashtu sipas këtij portali, një nga funksionet më të rëndësishme në qeverinë e re do të marrë Ramush Haradinaj.

“Sondazhet kanë parashikuar një fitore të skajshme nacionaliste të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është angazhuar hapur për mbajtjen e një referendumi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

lleshi 1

Izvestija.ru thekson se “kërcënimi i projektit ‘Shqipëria e Madhe’ ishte një nga temat kryesore të bisedës së presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq më 15 maj në Pekin”.

“Rënia e qeverisë së Isa Mustafës, mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, dhe që është presioni amerikan mbi shqiptarët e Kosovës për të përshpejtuar realizimin e projektit “Shqipëria e Madhe”. kthimin e mundshëm të Ramush Haradinajt në politikë, që do të thotë plane më agresive të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë dhe Maqedoninë”, citohet të ketë thënë Drejtori i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Viktor Kolbanovski.

Kush ishte Ridvan Qazimi-Komandant Lleshi?

Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) gjatë luftës së vitit 200-2001 ndërmjet forcave ushtarako-policore serbe dhe UÇPMB-së ishte kryenegociatori i Paqes dhe i Marrëveshjes së Konçulit të vitit 2001 në Luginë të Preshevës.

Ai u vra pabesisht, sikur shumë heronj tjerë shqiptarë gjatë historisë nga dora e zezë e armikut, për të ndalur lirinë që sapo kishte filluar të marrë rrugëtim në këto troje të lashta shqiptare. Ai u vra në fshatin e tij të lindjes Tërnovc, të cilin aq shumë e kishte dashur, ku dhe frymën e fundit e nxori mu mbi kodrinat e këtij fshati, mu aty ku kishte kaluar edhe fëmijërinë e tij. A ka dhuratë më të çmuar se të mbyllësh sytë në kodrinën ku i kishte lozur me shokë, ku kishte kaluar përjetimet më të bukura të jetës së tij fëmijërore.

Vrasja e tij, padyshim ende ka mbetur si një enigmë e pazbuluar, por realitetin e së cilës ngjarje historia më vonë do ta ndriçojë.
Armiku për mes vrasjes së Komandant Lleshit, deshi ta vras luftën e drejt të UÇPMB-së, e cila erdhi si rezultat i terrorit të pushtetit diktatorial të kriminelit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, i cili padyshim se në Luginë të Preshevës deshi të zbatonte spastrimin etnik të këtyre trojeve nga shqiptarët dhe njëherë e përgjithmonë të mbyllëte këtë problem.

Por, falë djemve dhe vajzave më të mirë të kësaj krahine shqiptare, por dhe ndihmës nga trojet tjera, kjo Krahinë kishte shpëtuar duke arritur të ruaj qenien e saj kombëtare që në rrethana tjera të fitojë të drejtën e saj për bashkim kombëtar.

Armiku, me vrasjen e Ridavan Qazimit deshi ta vras lirinë e shqiptarëve të Luginës ë Preshevës, paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni, por nuk kishte arritur fal edhe faktorit ndërkombëtar, i cili kishte ndërhyrë në forma të ndryshme dhe ishte ndërmjetës dhe garantues i kësaj paqeje.

Liria nuk mund të vritet as në Luginë të Preshevës, edhe përkundër një Marrëveshje të arritur me Beogradin, Qeveria e së cilës ende nuk po i respekton të drejtat e shqiptarëve të këtij rajoni. Ajo një ditë do të vij tog me lirinë e të gjithëve në rajon, sepse garant i saj është rezistenca e armatosur e UÇPMB-së dhe gjaku i derdhur i bijve dhe bijave më të mirë të kësaj Krahine shqiptare denbabaden që kishin pasur ndonjëherë gjatë historisë së saj.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për këto troje!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Lavdi dëshmorit Ridavn Qazimi-Komandant Lleshit.

 

Comments

comments