Hillary Clinton tregon katër arsyet pse humbi zgjedhjet

Kandidatja për presidente në zgjedhjet e vitit të kaluar ka treguar arsyet për disfatën e saj në zgjedhje.

Hillary Clinton ka treguar 4 arsye që ajo i cilëson si shkas për humbjen e saj në zgjedhje kundër kandidatit republikan Donald Trump.

Clinton ishte intervistuar në samitin e Femrave të Botës në New York.

Arsyet për humbje sipas saj janë këto.

  1. Rusia – Ajo beson se presidenti rus Vladimir Putin kishte ‘përzier’në zgjedhjet amerikane dhe se kishte ndikim të madh.
  2. Arsye e dytë sipas saj është se njerëzit nuk kanë mundur të durojnë një presidente femër.
  3. Shefi i FBI’së Comey i ka bërë publike e-mailat vetëm 2 javë para zgjedhjeve.
  4. WikiLeaks – Edhe WikiLeaks ka publikuar gjëra që kanë dëmtuar kampanjën e Clinton.

Në fund demokratja pranon se ka mundur t’i bëjë më mirë disa gjëra.

 

 

Comments

comments