Hiqet si dentist dhe i vjedh serbes gjithë bizhuteritë prej ari

Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës njoftohet se në pjesën veriore të Mitrovicës, më saktësisht në rrugën “Tanaska Rajica”, një serbeje, shtetase e Kosovës, një mashtrues i kishte vjedhur stoli me vlerë 3200 euro.

Personi i panjohur ishte prezantuar si ‘stomatolog’ dhe i kishte marrë stoli ari me vlerë prej 3200 eurosh, thuhet në raport, transmeton Koha.net.

Nuk raportohet për të arrestuar. Policia është duke hetuar rastin.

Comments

comments